Ora News - Rama ironi me gazetarët: Po më shihni në ëndërra

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk ka munguar ironia e kryeministrit Edi Rama në konferencën për median në qytetin e Elbasanit ku do të mbahet mbledhja dy ditore e Këshillit të ministrave.

Lexoni pyetjet e gazetareve dhe pergjigjet e Rames

Gazetarja: Dje, keni njoftuar arrestime të bujshme. Sot ndodhemi në një kompleks, ku në një nga ambjentet e tij kishte një karikaturë me disa peshq të mëdhenj që përbënin kabinetin qeveritar. Ishte surprizë për ju që këta peshq janë pikërisht ministrat e kabinetit tuaj?

Edi Rama: Nuk kam lajmëruar asnjë arrestim të bujshëm, se unë nuk lajmëroj arrestime se nuk kam detyrë të arrestoj njerëz. Kështu që, kur të zgjoheni nga ëndrra ku më keni parë që bëj arrestime të mundshme, mund të bëhemi bashkë për një konferencë tjetër shtypi.

Gazetarja: Mandatin e dytë ju kemi parë të ndiqni me vëmendje rekrutimet në administratë dhe kryesisht rekrutimet për drejtues të institucioneve. A mund të na thoni se çfarë mënyre rekrutimi keni përdorur për ish deputetin e PD, Mhill Fufi, i cili sot është drejtor i transporteve Laç?

Edi Rama: Ju më keni parë mua duke ndjekur rekrutimet, por do më keni parë në ndonjë ëndërr se unë nuk ndjek rekrutime. Rekrutimet i bëjnë institucionet dhe janë institucionet që ndjekin të gjitha procedurat. Kështu që, duke qenë se është kohë e freskët, bie edhe shi, por është një shi shumë i pranueshëm, ju sugjeroj një ecje në shi për t'u zgjuar nga gjumi dhe shpresoj që herën tjetër do jeni plotësisht të zgjuar kur të bëjmë konferencën e ardhshme

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-ironi-gazetareve-po-me-shihni-ne-endrra

Recommended