Ora News - Rama "shuplakë" dekanëve: Po fshiheni! Nuk është vetëm qeveria fajtore
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me dekanët e universiteteve, duke theksuar se një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm i protestës është korrupsioni në universitete.

Rama: Aspekti tjetër i protestës përbën shqetësimin më të madh që lidhet me frustrimin e tmerrshëm që kanë studentët për korrupsionin në universitet. E para, protesta nisi me një shkak konkret lidhur me një tarifë. Tarifa e provimeve të mbartura është një tarifë e kërkuar nga ju dhe nuk mund ta mohoni.

Mos mendoni se kam ardhur këtu për të shkarkuar përgjegjësitë e qeverisë. Në leximin tim, protesta e studentëve është një shuplakë për qeverinë, grusht për opozitën dhe shpresë për shoqërinë.

Kjo protestë lidhet në radhë të parë me ju, flas për universitetet.

Autonomia universitare e nxituar, Rama:Ligji për arsimin e lartë e thotë shprehimisht se i takon senatit jo vetëm të ketë dijeni por edhe vendimmarrje. Jemi të gjithë të vetëdijshëm të paktën këtu në këtë sallë që ligji i ri për arsimin e lartë i ka dhënë një hapësirë të re autonomisë universitare.

Është e pamundur për qeverinë të zgjidh nga lart poshtë disa çështje sepse universiteti ka autonominë. Nëse ka ardhur dita që ju të fshiheni kur duhet t'i dilni ju përballë studentëve për disa çështje që kanë të bëjnë me universitetin, nëse ka ardhur dita që ju të shkelni syrin dhe të mbyllni dyert dhe studentët të dalin në rrugë, nëse ka ardhur dita që t'ia lini rrugës fatin e studentëve dhe të mos merrni pjesë jo në marrëdhënien e krijuar mes protestuesve dhe qeverisë, por në marrjen e përgjegjësive, atëherë më falni por duhet ta rishikojmë autonominë e universiteteve, mbase ka qenë e nxitur. Që ne të bënim një autonomi që e bën rektorin dhe dekanin krejtësisht të pavarur dhe të paprekshëm nga qeveria.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-mbledh-dekanet-studentet-te-frustruar-korrupsionin-ne-universitet
Recommended