Lobimi rus, Balla akuzat ndaj PD: Si u financua protesta 3 mujore e opozitës në çadër?

  • 6 years ago
Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë mbledhjes së grupit socialist ka vijuar akuzat ndaj Partisë Demokratike lidhur me skandalin e lobimit të PD-së nëpërmjet rusëve në SHBA.
Balla gjatë fjalës së tij, deklaroi se ka shumë dyshime edhe për mënyrën si u financua protesta 3 mujore kundër Reformës në Drejtësi dhe përpjekja për të futur vendin në një spirale dhe krizë të thellë.

?Siç të gjithë e dimë, më 18 Shkurt 2017 PD vendosi të bojkotojë Kuvendin, me qëllim bllokimin e miratimit të ligjeve dhe të implementimit të Reformës në Drejtësi. Ka shumë dyshime edhe për mënyrën si u financua protesta 3 mujore kundër Reformës në Drejtësi dhe përpjekja për të future vendin në një spirale dhe krizë të thellë përmes bojkotimit të Zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare?, deklaroi Balla.

Balla deklaroi se Basha ka lidhur dy kontrata me lobistin amerikan, Nik Muzin, në pranverë të vitit të kaluar, që kapnin vlerën totale 675 mijë dollarë. Lidhur me këtë, PS i është drejtuar Prokurorisë dhe organeve të drejtësisë të kryejnë një hetim të thellë dhe të plotë, si dhe të pavarur, për t?i shkuar deri në fund kësaj çështjeje, që sipas Ballës, është rasti më i rëndë i ndodhur në Shqipëri.

Recommended