Ora News - Rrëzohet furgoni me nxënës, vajza në Tiranë do i nënshtrohet operacionit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një vajzë 17 vjeçe është momentalisht e vetmja nga 10 fëmijët e aksidentuar mëngjesin e sotëm në Skrapar. Furgoni që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar mëngjesin e sotëm në orën 07:35 minuta.

Drejtori i Qendres së Emergjencave, në Spitalin e Traumës, Skënder Brataj në një prononcim për median informoi se gjëndja e përgjithshme shëndetësore e vajzës është e mirë.

"Ka frakturë të kockës së këmbës dhe shtypje të mushkërive. Presim dhe ekzaminime të tjera. Vajza do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë" u shpreh doktori.

Brataj tha se nuk prisnin të vinin raste të tjera urgjente nga ky aksident por mbase në orët në vazhdim mund të transportohet me autoambulancë ndonjë fëmijë që ka nevojë për mjekim të specializuar.

Femijet po shkonin në shkollë me furgon kur ky i fundit u rrëzua duke shkaktuar 10 të plagosur, 5 prej tyre kanë plagë më të rënda se të tjerët


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rrezohet-furgoni-me-nxenes-vajza-ne-tirane-do-i-nenshtrohet-operacionit

Recommended