Një nxënës pa maskë në klasë, Ministrja e Arsimit Evis Kushi i jep këshillat dhe kritikat e para
  • 3 years ago
Inspektimi nga afër i masave anti-covid, nga ministrja e Arsimit Evis Kushi në disa shkolla në Durrës ka sjellë edhe këshillat e para të saj ndaj nxënësve. Precedent u bë njëri prej nxënësve i cili ishte pa maskë, ku ministrja e ka kritikuar dhe shpjeguar se duhet të mbajë maskën për të mbrojtur veten, shokët dhe familjarët.

Ministrja këshilloi nxënësin që të mos rrinte në klasë pa maskë. Kushi tha se u vendos që shkolla duhet të hapen, por që të rrinë të hapura duhet të zbatojmë rregullat e pandemisë. Ajo këshilloi nxënësit të tregojnë kujdes jo vetëm në shkollë, por edhe jashtë.?Tani ne do shkojmë të djali në fund që nuk ka maskë. Ku e ke maskën? Nuk duhet të rrish në klasë pa maskë, mirë? Se mund të marrësh virusin dhe mund t'ja çosh, mamit, babit dhe gjyshes. Kështu që asnjë herë pa maskë?, tha Kushi.
Recommended