Report TV - I ftuar në studio Aldo Merkoçi, dritëhijet e lobimit të PD në SHBA
  • 6 years ago
Në një kohë kur Prokuroria ka nisur verifikimet ndaj PD, lidhur me paratë e shpenzuara për lobim në SHBA, përfaqësuesi i Lëvizjes MJAFT! Aldo Merkoçi u shpreh në studion e Report Tv, se KQZ s?kanë aftësi juridike dhe teknike për të kontrolluar partitë politike për shumat e parave që përdoren për fushatat.

Ka ndodhur dy gjëra të ndryshme, sistemi politik është rafinuar, jo vetëm në mënyrën e fshehjes së këtyre financimeve dhe në mënyrën e akumulimit dhe shfrytëzimit të këtyre donacioneve, si për lotimin e brendshëm ashtu dhe për lobimin e jashtëm. Për një vend si Shqipëria që po arrin të kapitalizojë shuma të tilla parash, gjysmë milioni euro, 1 milion euro, dhe arrin që me këto para të influencojë jo vetëm brenda territorit të shtetit por dhe jashtë shtetit. Dhe sigurisht këtu rritet interesi për ta parë se kush janë këta aktorë që lëvizin pushtetin së bashku me partitë tona politike. E dyta dhe e treta është një problem tjetër është dhe procesi i blerjes së votës. Është një proces i cili ka dy mangësi shumë të mëdha, e para shtrembëron drejtpërdrejtë demokracinë dhe e dyta mbron në mënyrë indirekte, sepse këto para në fund të ditës jepen nga dikush që nuk po e raporton..
Recommended