Debate te “Ligjet” per kontratat e lobimit te PD

  • 5 years ago
Çështja e kontratave të lobimit të Partisë Demokratike shkaktoi debat në Komisionin e Ligjeve mes kreut të KQZ-së, Klement Zguri dhe deputetëve socialistë. Përfaqësuesit e shumicës kërkuan shpjegime mbi mungesën e hetimeve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për deklarimet e pagesave të Partisë Demokratike, por Zguri bëri përgjegjës anëtarët socialistë pranë institucionit që ai drejton, për mos kryerjen e veprimeve.

Pas kësaj deklarate, Televizioni Klan kontaktoi me Nënkryetarin e KQZ-së, Denar Biba, i cili konfirmoi se në mbledhjen e datës 12 Mars të 2018-s ka qenë i vetmi nga anëtarët që ka kërkuar thellim të hetimit lidhur me kontratat e lobimit të Partisë Demokratike, pas një artikulli investigativ të bërë nga revista amerikane ?Mother Jones.?

Por sipas Bibës, 4 anëtarët e propozuar nga opozita në KQZ;  Zguri, Hyseni, Shtjefni e Veleshnja ishin në unison kundër thellimit të hetimit, ndaj duke mos pasur kuorum, ka sqaruar Biba, nuk u vijua më tej me procedurën për ta hedhur në votim kërkesën e tij për thellim të hetimit.

Tv Klan

Recommended