Kontratat e lobimit te PD ne SHBA
  • 5 years ago
Mbërritja e një pjese të letër-porosive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për hetimin që po kryhet nga Prokuroria e Tiranës për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, pritet të shoqërohet me veprime te tjera hetimore.

Hetuesit do të thërrasin zyrtarë të lartë të kësaj partie për t?i pyetur në lidhje me financimin e këtyre kontratave dhe origjinën e parave.  Janë katër kontrata të dyshimta me vlerë 600 mijë dollarë, para  të cilat vijnë nga kompania ?Binita Trade? pronë e dy shtetasve rusë. Paratë janë dërguar në llogaritë e kompanisë së Nikolas Muzin. Ky është personi i cili ka mundësuar takime të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me administratën e Presidentit amerikan, kongresmenë dhe intervista në media në SHBA.

Zyrtarët e PD pritet të sqarojnë pozicionin e tyre ne lidhje me katër pagesat, nëse kanë patur dijeni për to dhe origjinën e 600 mijë dollarëve. Paratë thuhet në letër-porosinë e mbërritur do të përdoreshin për promovimin e liderit konservator shqiptar, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Pikërisht për këtë episod do të pyeten drejtues të PD, nëse kanë pasur dijeni për këto pagesa që janë bërë në emër të këtij subjekti politik. Për të pasur një tablo më qartë se çfarë ka ndodhur me këtë çështje Prokuroria e Tiranës është në pritje të një letër-porosie tjetër nga SHBA. Ajo është dëshmia e Nikolas Muzin, e cila është mjaft e rëndësishme.

Nga kjo dëshmi grupi hetimor pritet të mësojë nëse paratë Muzin i ka marrë me dijeni të PD dhe zyrtarëve të saj. Një vit më parë dy drejtues të PD u morën në pyetje në prokuroi. Ish-sekretari i përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri i partisë sqaruan se kontratat ishin transparente duke mohuar financime te dyshimta. Por mbërritjen e letër-porosive ka nxjerrë në dritë fakte të reja për prokurorët, fakte të cilat kanë nevojë për versionin e Partisë Demokratike në lidhje me 600 mijë dollarët, origjina e të cilave është e dyshimtë.

Tv Klan
Recommended