Report Tv - PD mbledh Kuvendin Kombëtar, i ftuar në studio Edvin Kulluri

  • 5 years ago
Edvin Kulluri ishte mes 6 demokratëve të tjerë të cilët u tërhoqën nga gara për anëtar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. I ftuar në studion e Report Tv, Kulluri u shpreh se mbledhja e sotme e Kuvendit Kombëtar demokrat është nul, pasi u shmangën Kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Ai tha se Basha vendosi me kokën e vet të mbledhë forumin më të lartë vendimmarrës të PD-së në një kohë kur studentët protestojnë prej disa ditësh për të drejtat e tyre. Sipas tij, mbledhja e Kuvendit Kombëtar u bë për të eklipsuar protestën e studentëve. Arsye këto, të cilat, tha Kulluri, e çuan atë drejt tërheqjes nga kandidimi për t'u rizgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. 

Nuk është mbledhur as Kryesia as Këshilli kombëtar për të mbledhur Kuvendin. Nga kjo pikëpamje ky Kuvend është nul. Fare lehtë po ta çosh në Gjykatë, nëse do kemi gjyqtar që nuk varet as nga Rilindja dhe as nga z.Basha, do ta rrëzonte normalisht. Bashës i kemi thënë jep dorëheqjen që t'i hapësh rrugë një gare, ai ngriu. U rizgjodh përmes një kandidati përballë që s'dihet se ku është tani. Sot doli një zonjë dhe tha që një pjesë e atyre këtu, punojnë për Edi Ramën. Po të shihje atë dokumentarin sot aty, dukej qartë që Lulzim Basha kishte fshirë historinë e Partisë Demokratike. Dukej sikur historia e PD niste dhe mbyllej me Lulzim Bashën. 

PD sot dhe Sigurimi i Shtetit dje nuk punon me ligj. Të fusnin në burg kot. I kam propozuar Këshillit Kombëtar të PD një statut të ri. Arsyeja pse Basha mblodhi Kuvendin Kombëtar të PD është për të sfumuar protestën e studentëve dhe për t'iu fshehur kësaj proteste. Kuvendi sot nuk ka pasur kuorum. Nga 7 mijë delegatë, kanë marrë pjesë vetëm 2500. Pra, që nga data kur u mblodh, kuorumi e gjithçka është farsë aty. 

Edvin Kulluri

Recommended