"Ju flet Moska": Si ta quajmë këtë historinë me VKM Nr.9/2018
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka analizuar VKM që Emergjencat Civile kalojnë nga ministria e Brendshme në varësi të ministrisë së Mbrojtjes.

Myftaraj: Në 12 janar të këtij viti Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim i cili renditet me numrin 9. Titulli është "për një ndryshim në vendimin nr.501, datë 13.9.2017, të këshillit të ministrave, ?për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrisë së Mbrojtjes?

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, ?Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore?, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi

Pika 3, e vendimit nr.501, datë 13.9.2017, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

?3. Ministria e Mbrojtjes planifikon e përballon emergjencat civile dhe vendos bazën juridike e administrative për rregullimin e marrëdhënieve që lindin, ekzistojnë dhe shuhen gjatë administrimit, mirëmbajtjes e kontrollit të pronësisë në rezervat materiale të shtetit.?.

Që do të thotë se Emergjencat Civile siç dihet janë një seri ngjarjes ku përfshihen që nga fatkeqësitë natyrore, zjarre etj. dhe që shkaktojnë dëme ne komunitet.

Siç e shikoni, në këtë rast kryeministri me VKM e janarit të këtij viti, saktësisht 12 janar 2018 ngarkon me këtë detyre ministrinë e Mbrojtjes. Por njëkohësisht pas këtij vendimi në të njëjtën mbledhje është marrë dhe vendimi VKM nr 10, i cili ka ndryshuar VKM 502, e cila ka të bëjë me përcaktimin e fushës së përgjegjësisë së Ministrisë së Mbrojtjes.

I pari kishte të bënte me fushën e vepritarisë së ministrisë së Mbrojtes, i dyti me fushën e veprimtarisë së ministrisë së Brendshme.

Vendimi i dytë ia heq kompetencën për përballimin e emergjencës civile ministisë së Brendshme dhe ja lë ministrisë së Mbrojtjes. E njëjta gjë është bërë edhe në 2013. Më një seri VKM Rama përcaktoi fushën e veprimtarisë të çdo ministrie.

Vendimi përkatëse që ia jepte të drejtën ministrisë së Mbrojtjes është marrë vetëm në 12 janar. Atëherë çfarë emër ti vëmë kësaj historie. Një qeveri që i thotë qytetarit po të kapa pa kupon mban përgjegjësi i zoti i lokalit mban përgjegjësi edhe ti atëhere ti je përgjegjës para shtetit, kurse këtu një institucion i tërë, një drejtori qeveritare na fluturon nga një ministri bashkë me vlerat materiale në një ministri tjetër.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-si-ta-quajme-kete-historine-me-vkm-nr92018
Recommended