Ora News - Pikat e skrapit, Klosi: Po monitorohen, rishikim të kritereve e revokim të lejeve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pikat e grumbullimit të mbetjeve të Skapit, jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin do të kaloojnë në sitë monitorimi. Ministria e Mjedisit ka nisur një aksion së bashku me policinë bashkiake dhe atë të Tiranës në rreth 180 pika ku janë verejtur probleme. Ministri Klosi paralajmëroi revokim te lejeve mjedisore dhe rishikim të kritereve për këto aktivitete.

Rreth 180 pika grumbullimi të mbetjeve të skrapit në Tiranë po monitorohen nga inspektorët e mjedisit, bashkë me policinë e Tiranës dhe atë bashkiake, nëse plotësojnë kushtet për të ushtruar aktivitetin e tyre.

Teksa inspektoi vetë një nga këto pika, në zonën e ish-Frigoriferit, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se do të ketë rishikim të kritereve dhe revokim të lejeve nëse evidentohen probleme.

Klosi: Janë plot 180 pika grumbullimi të mbetjeve skrapi në Tiranë të cilat jane vënë të gjitha në sitë monitorimi... Nuk është vetëm një aksion që do zhvillohet vetëm në Tiranë por do të zhvillohet në të gjithë Shqipërinë dhe krahas evidentimit të problematikave të këtyre pikave të grumbullimit të mbetjeve po shqyrtojmë dhe do të kemi në miratim kriteret e reja. Pra nuk kemi heqje të licensave të zhvillimit të aktivitetit të ndershëm por kemi revokim lejesh mjedisore dhe pastaj së bashku me të gjitha organet e tjera shtetërore, evidentim të problematikave.

Ndërsa nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbi Mazniku, ngriti shetësimin se këto pika po kthehen në vatra rrezikshmërie për shendetin e banorëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/grumbullimi-i-mbetjeve-klosi-deklarata-e-bashes-mbeshtetje-paligjshmerine

Recommended