Ora News - Dëshpërimi i naftëtarit në Ballsh: Do të na lënë të vdesim po u futëm në grevë urie
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews


Naftëtarët e Ballshit i zunë derën Ministres së Energjitikës, Belinda Balluku, pasi nuk morën përgjigje nga qeveria për pagat dhe nisjen e punës në uzinë.

Para kthimit në shtëpitë e tyre në Ballsh lëshuan paralajmërimin për grevë urie nëse nuk ka reagim.

Dëshpërimi dhe mungesa e shpresës që kjo situatë do të marrë zgjidhje lexohet lehtë mes tyre.

Festim Jahaj: Ata nuk kanë ndjeshmëri, edhe po të futemi në grevë urie do të na lënë të vdesim atje.1 muaj, 2 muaj, nuk kanë ndjeshmëri. Ishim në grevë urie dhe nuk është se na erdhi dikush për të na qarë hallet. Do të bëjmë një vetëvrasje edhe në grevë urie. Kemi bërë 70 km në këmbë para dy viteve e gjysmë për një pagë mujore, nga qendra e Fierit deri në dalje të Rrogozhinës. Pastaj na erdhën disa ?ëngjëj mbrojtës?, njërin e ke aty në studio (Arlind Qori) që na morën me makinat e tyre private dhe na çuan.Na urrejnë, nuk e di.

Në një lidhje telefonike për Rtv Ora, Festim Jahaj, një prej naftëtarëve që ishin në protestën e sotme, tregon kalvarin me të cilin po përballen prej 2009 ai dhe kolegët e tij.

Festim Jahaj: Asnjë premtim nuk po mbahet, ka që nga 2009 që i kemi këto probleme. Të gjithë kompanitë në uzinë e kanë shfrytëzuar këtë uzinë dhe ne na kanë lënë në mes të rrugës. Shteti justifikohet sot se ajo është kompani private dhe ne nuk ndërhyjmë. Shteti ka 15% të aksioneve të asaj kompanie por shteti është edhe rregullator, te ai do të përplasemi. Kemi 16 rroga të fituara me gjyq, përveç shumë muajve të tjerë që kemi qenë të papunë dhe asnjë nga kompamitë nuk na kanë dhënë të drejtën të aplikojmë për ndihmë sociale, na kanë mbajtur librezat me premtimin se do të fillojmë shpejt.Kanë kaluar afatet dhe nuk kemi përfituar asnjë ndihmë sociale.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/deshperimi-i-naftetarit-ne-ballsh-do-te-na-lene-te-vdesim-po-u-futem-ne-greve-urie-harruat-70-km-ne-kembe/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended