Ora News - Meta jep alarmin: Krimi i organizuar është fuqizuar. Rrezikon sigurine kombëtare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autoritet më të larta të vendit kanë reaguar për aksionin e policisë për kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Presidenti Meta e vë theksin në rrezikun që i vjen sigurisë kombëtare nga fuqizimi i krimit të organizuar dhe drogës. Kreu i Shtetit kërkon thellim të mëtejshëm dhe intensifikim të bashkëpunimit të Agjencive ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë.

Në njoftimin për shtyp thuhet: Presidenti Meta duke theksuar rrezikun kryesor që i vjen sigurisë kombëtare të vendit nga fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, kërkon thellim të mëtejshëm dhe intensifikim të bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë."

Presidenti Meta përshëndet rolin e Anti-Mafias italiane dhe paralajmërimet e saj konsistente për rrezikun që i vjen, jo vetëm Shqipërisë dhe Italisë, por edhe rajonit, nga fuqizimi i krimit të organizuar.

Presidenti Meta thekson në mënyrë të përsëritur domosdoshmërinë për rritjen e kapaciteteve për forcimin e sigurisë së kufijve të vendit, veçanërisht të pikave të kalimit kufitar dhe inkurajon pastrimin e Policisë së Shtetit dhe gjithë agjencive ligjzbatuese nga elementët e inkriminuar, në funksion të përmbushjes me sukses të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese.

Përmes një mesazhi në faqen

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sekuestrimi-i-613-kg-kokaine-meta-krimi-i-organizuar-i-fuqizuar-rrezik-sigurine-kombetare

Recommended