Ora News - Lejet e ndërtimit, në 2017 u dhanë 364 leje më shumë, rekordin e mban Tirana

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kryeqytete ka një stok apartamentesh të pa shitura por pavarësisht kësaj kjo industri vijon të kërkojë leje të reja ndërtimi. INSAT ka bërë me dije këtë të mërkurë se numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë viti 2017 me 118%.

Konkretisht INSAT bën me dije se vitin e kaluar janë miratuar gjithsej 819 leje nga 455 leje të miratuara në vitin 2016, duke shënuar një rritje prej 364 leje më shumë ku vendin e parë të lejeve e mban Tirana me 106 106 leje më shumë krahasuar me vitin 2016.

Pas Tiranës në renditjen e qyteteve që kanë marrë më shumë leje ndërtimi vjen qyteti I fierite më pas Durrësi. Ajo që bie në sy është se vetëm në qarkun e dibrës nuk është miratuar asnjë leje ndërtimi gjatë vitit 2017 .Qarqe të tjera ku janë miratuar më pak leje ndërtimi janë ai i Kukësit me 2, Vlorës, Gjirokastrës, Lezhës dhe Beratit me nga 6 leje. Ndërtesat për banim kryesojnë në lejet miratuara për vitin e kaluar të ndjekura nga ndërtimet me natyrë tregtare dhëmë pas vijnë punimet me natyrë inxhinierike kryesisht rikostruksione.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lejet-e-ndertimit-ne-2017-u-dhane-364-leje-me-shume-rekordin-e-mban-tirana

Recommended