3 orë në këmbë në dëborë, FA shpëton gruan e izoluar në Kukës

  • 6 years ago
Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit një 38-vjeçare, e cila ishte e bllokuar në shtëpinë e saj në fshatin Tejdrinë të njësisë administrative Ujmisht në bashkinë e Kukësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Trëndafile Miçi, nënë e dy fëmijëve, paraqitej me temperaturë të lartë trupore, 40 gradë dhe e kishte të pamundur të transportohej për në spital për shkak të bllokimit të rrugës nga bora.

Recommended