Ora News - Deti kthen mbeturinat, mbetjet urbane mbulojnë 13 km bregdet në Fier

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbetjet urbane kanë mbuluar afro 13 kilometra bregdet në bashkinë e Fierit. Deti Adriatik po kthen në breg sasi të mëdha mbeturinash të shumëllojshme të depozituara pas vëshimeve të lumenjve këtë fillim shkurt. Një problematikë e vjetër e plazheve ranore, që evidenton keqmenaxhimin e mbetjeve urbane në të gjithë vendin.

Kjo ishte pamja këtë të hënë të fundit në afro 13 kilometra vijë bregdetare të Fierit.

Janë mbetjet urbane që deti po i kthen në tokë, pasi i depozituan aty vërshimet e lumejve.

Plastikë, qelq, dru apo edhe materiale të tjera të rrezikshme kanë mbuluar bregdetin, ku në verë mijëra banorë të zonës së Fierit por edhe më gjërë kërkojnë të gjejnë freskinë e plazhit.

Janë shembulli i keqmenaxhimit të mbetjeve urbaneve, i transportuar nga basenet e ujëmbledhësve të lumenjve që përshkojnë Fierin deri në bregdet.

Një problematikë e vjetër për banorët e këtyre anëve, që nuk ka marrë zgjidhje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/deti-kthen-mbeturinat-mbetjet-urbane-mbulojne-13-km-bregdet-ne-fier

Recommended