Ora News - Moti i acartë, dëborë dhe ngrica në Korçë, Kukës, Dibër dhe Shkodër

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ngricat dhe akulli në rrugë janë problemi i madh tashmë që zonat malore në veri e verilindje janë bllokuar pas reshjeve të dendura të dëborës, ndërsa vendi është përfshirë nga i ftohti siberian.

Shumë shkolla në zonat e thella të Kukësit, Dibrës, Elbasanit dhe Korçës nuk zhvilluan mësim këtë të hënë, për shkak të trashësisë së dëborës.

Bllokimi i rruëve nga ana tjetër pamundësoi edhe transportimin e mësuesve, ndaj në koordinim me Drejtoritë Rajonale të Arsimit, procesi u pezullua, deri në vendime të dyta.

Me temperaturat disa gradë nën zero dhe rreth 40 cm dëborë, të gjitha njësitë administrative të Dibrës janë të bllokuara. Rrugët rurale janë thuajse të pa qarkullueshme, ndërsa vështirësi ka edhe në akset kombëtare.

Të bllokuara janë edhe fshtrat e thella të qarkut të Korçës, ku dëbora arrin në 70 cm trashësi, dhe kapacitetet e kufizura të bashkive vështirësojnë ndërhyrjen.

Reshje intensive dëbora ka në zonat malore të Librazhdit, ku rruga e Steblevës mbetet e bllokuar, ndërsa akset e tjera kombëtare kalohen.

Në qarkun e Kukësit temperaturat zbritën deri në 8 gradë minus duke shkaktuar ngrica e akull në rrugë, megjithëatë Rruga e Kombit dhe akset e tjera kombëtare përshkohen pa vështirësi, por fshtrat e thellë malore janë të izoluar nga deri 40 cm dëborë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/moti-i-acarte-debore-dhe-ngrica-ne-te-gjithe-vendin

Recommended