Ora News - Rruga Tiranë-Elbasan, përfundon dëshmia e Gjiknurit në Prokurori
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka përfunduar dëshminë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dëmet e shkaktuara në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Pas rreth një ore në Prokurori (17:00-18:10), Gjiknuri tha se nuk kishte asgjë të re për të shtuar, duke deklaruar se i qëndronte asaj që është thënë në auditin e kryer.

Gjiknuri: Nuk kam ndonjë gjë për të shtuar. Ato gjëra që i kemi thënë në audit, ato janë. Nuk jam këtu për të bërë hetime. Ato që i kam thënë në audit, i thashë në prokurori.

Gjiknuri është thirrur për të dëshmuar nga prokurorja Elisabeta Imeraj.

Sipas kallëzimit të Gjiknurit, dëmi financiar në rrugën Tiranë-Elbasan llogaritet në vlerën 53 milionë dollarë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hetimet-rrugen-tirane-elbasan-gjiknuri-mberrin-tek-krimet-e-renda
Recommended