Prokurori i Antimafias: Trafiku i kokainës, jo më monopol i Ndraghetas, po e bëjnë shqiptarët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Antimafias italiane Federiko Cafiere de Raho ka zhvilluar një vizite në Shqiperi ku ka takuar krerët me të lartë të Ministrisë së Brendshme, Prokuroren e Përgjithshme dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pas takimeve, zyrtari i lartë italian vuri theksin të bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Sipas tij, tashmë grupet kriminale shqiptare janë shume prezente në Itali dhe madje kanë marrë në kontroll edhe trafikun e kokainës, i cili më parë ka qenë monopol i Ndragetës.

Grupet kriminale shqiptare në Itali janë forcuar saqë kanë marrë në kontroll edhe trafikun e kokainës, i cili më parë ka qenë monopol i Ndragetës.

Shqetësimi është ngritur në Tiranë nga kreu i Antimafias Italiane Federiko Cafiere de Raho, i cili zhvilloi nje vizitë me kreret me të lartë të Policisisë, Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Federico Cafiero De Raho: Në Itali konstatojmë prezencë grupesh kriminale shqiptarë që pushtojnë brigjet tona si në adriatik dhe në jon dhe sbarkojnë duke trafikuar drogë. Kjo tregon se organizatat kriminale shqiptarë bëjnë edhe trafik kokainë. Nëse ky sektor më parë ishte monopol i Ndraghetas tani ka filluar të tërheqë edhe grupet kriminale shqiptare.

Pas takimit që pati me Prokuroren e Pergjithshme Arta Marku, kreu i Antimafias vuri në dukje se kriminaliteti shqiptar është shumë prezent në të gjithë Italianë dhe se autoritetet italiane janë gati të bashkëpunojnë me këdo që i kanë shpallur luftë këtij kriminaliteti.

Federico Cafiero De Raho: Kemi folur për hetimet në vazhdim. Kemi evidentuar si kriminaliteti shqiptar është shumë prezent në Itali. Ka aftësi të bashkëpunojë me mafian, Ndraghetën, Sacra Corona Unita dhe burime të tjera kriminale në Itali. Kriminaliteti shqiptar ndërhyn në trafikun e drogave të lehta, armëve dhe së fundi në drejtimin e trafikut të kokainës. Hetimet që po mbahen në Itali janë të shumta. Kriminaliteti shqiptar nuk është prezent vetëm në brigjet joniane, pra në Kalabri dhe në brigjet puglieze, por së fundi është prezente dhe në veri të Italisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prokurori-i-antimafias-trafiku-i-kokaines-jo-me-monopol-i-ndraghetas-po-e-bejne-shqiptaret

Recommended