Ora News - Demarkacioni në kërkim të konsensusit, seanca shtyhet për të mërkurën në 10:00

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë sërish ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, pasi palët kanë kërkuar më shumë kohë për gjetjen e një konsensusi të përbashkët.

Seanca e jashtëzakonshme do të mbahet të mërkurën e javës së ardhshme në orën 10:00.

Fillimisht u kërkua për të hënën por axhenda e kryeministrit Haradinaj e spostoi për të mërkurën. Pro shtyrjes votuan 60 deputetë, ndërsa 30 të tjerë kundër.

Duke e caktuar seancën për të mërkurën, më 28 shkurt, Kosova po hyn në zonën ?e rrezikshme? kohore, ngase deri më 1 mars, Komisioni Evropian pret që Kosova ta përmbushë edhe këtë kriter, para se eventualisht ta përfshijë në agjendën për liberalizimin e vizave.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se ky ligj ky është ky që është dhe AAK-ja nuk do të tërhiqet.

?Unë këtë ligj që e kam sjellë sot, jam kanë në gjendje ta votojmë sot, këtë që e kemi sjellë, merrini përgjegjësitë kush po e vonon?,tha Haradinaj.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha pas seancës se konsensusi më i mirë do të ishte interesi i qytetarëve, por sipas tij kjo është vështirë të duket.

Selimi ka ironizuar me përfaqësuesit e Qeverisë duke thënë se ata janë të gatshëm të flasin natën dhe jo ditën.

Këto deklarata i ka bërë pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, ku është pritur të votohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi e cili është shtyrë për të mërkurën.

?Pra duket që qeveritarët më të gatshëm janë të flasin natën siç kanë folur mbrëmë gjithë natën se sa të flasin ditën në Parlamentin e Kosovës . Parlamenti i Kosovës do të duhej të vendoste , të vendoste drejt, të vendoste tani, por duket që Parlamenti i Kosovës vetëm ka ngelur në një pistë nga ku nisin negociata dhe nga e cila dalin nganjëherë vetëm deklarata të pa bazuara dhe gjithësie kundër interesave të qytetarë të Kosovës?, tha Selimi.

I pyetur për konsensus politik, ai është shprehur se konsensusi më i mirë është interesi i qytetarëve.

Seanca u shoqërua me debate të ashpra

Kryeministri Ramush Haradinaj reagoi ashpër ndaj deputetëve të LDK-së.

Haradinaj: ?A jeni ba merak me hupë tokë. Ajo tokë s?është e jemja as e babës Hilmi. Marre iu koftë, qka po doni, Komisioni e ka thënë të veten. Pse po u pengojnë gjetjet e Komisionit, marre ju koftë, jeni kundër raportit se tregon se kthehet guri atje. Ku po ju dhemb? Po pranoni deklaratën e dy Presidentëve, vetëm raportin nuk po pranoni. Asnjë germë nuk i hiqet këtij ligji, lini pa liberalizëm qytetarët.

Hoti: Me vjen turp si Haradinaj i drejtohet vendit

Në kundërpërgjigje, shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se grupi i LDK-së nuk pranon raporte me kauza të rrejshme dhe se janë pajtuar që ai raport të bashkohet me raporte tjera.

Derisa Hoti tentonte të fliste, reagonte Haradinaj, duke i thënë se ta votojnë edhe raportin e Bulliqajt. Hoti tha i vjen turp si kryeministri i drejtohet vendit.

?Kush është patriot ...

Recommended