Keshilli Politik ne kerkim te konsensusit |Lajme-News

  • 4 years ago
Opozita ka propozuar amendamentin e saj të hapjen së 100% të listave, duke i konsideruar ndryshimet kushtetuese që do të kalojnë ditën e nesërme, të njëanshme dhe që thyejnë marrëveshjen e 5 Qershorit dhe atë të 14 Janarit.
Në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Televizionin Klan, gazetarja Jolldiz Mitro tha se sipas opozitës, nuk duhet të ndryshohet neni 64 i kushtetutës, por duhet të preket neni 68 i ligjit themeltar të shtetit, duke ruajtur njëherazi krahas hapjes 100% të listave, edhe formulën për koalicionet parazgjedhore dhe formulën për shpërndarjen e mandateve.
Opozita e cilëson pabarazi në garë elektorale ndërhyrjet në ligjin themeltar të shtetit që do të bëhen ditën e nesërme, pasi vijnë njëherazi 6 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve.
Por burime nga mazhoranca brenda Këshillit Politik, për gazetaren Mitro, kanë konfirmuar se Damian Gjiknuri e ka cilësuar të vjetër propozimin e opozitës, duke thënë se është i njëjtë me atë të propozuar një ditë më parë. Sipas Gjiknurit, synimi i opozitës duket se është vetëm bllokimi i miratimit të ndryshimeve kushtetuese, pasi shprehet se amendamentet nuk pengojnë as koalicionet paraelektorale dhe as hapjen e listave 100%. /tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended