Ora News - Rruga 5 miliardë lekë që arrestoi ish zyrtarët e transporteve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kjo ishte gjendja e rrugës Elbasan-Gjinar ditën e inaugurimit në vitin 2011 si një investim 500 milionë lekësh nga buxheti i Shtetit.

Ndërsa kjo është gjendja e saj këtë fund shkurti, 7 vjet pas prerjes së shiritit të rikonstruksionit të aksit me gjatësi 21 kilometra, investim për të cilin kanë përfunduar në qeli dy ish-drejtuesit të rrugëve, një mbikëqyrës i punimeve si dhe 3 përfaqësues të kompanisë.

Vështirësitë e qarkullimit të automjeteve, hasen sidomos në një gjatësi prej mbi 1 kilometër, ku rrëshqitjet e dherave ndër vite kanë zhdukur çdo shenjë të investimit.

Historiku i rrëshqitjeve nis vetëm një vit pas inaugurimit, ku një shembje masive pranë fshatit Shelcan izoloi në atë kohë për ditë më radhë 10 mijë banorët e zonës, siç tregojnë edhe këto pamje të kohës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rruga-5-miliarde-leke-qe-arrestoi-ish-zyrtaret-e-transporteve

Recommended