Report Tv-Zyrtarët që do marrin 3 milionë lekë pagë nga 1 janari

  • 6 years ago
Nga 1 janari i vitit 2019, pagat e njerëzve të drejtësisë shqiptare, të cilët kanë kaluar dhe që do të kalojnë me sukses sfidën e trefishtë të Vetingut, do të trefishohen.

Nëse aktualisht, paga mesatare për gjyqtarët dhe prokurorët është nga 100 deri në 130 mijë lekë në muaj, pas 1 janarit 2019, paga mesatare do të bëhet nga 280 deri në 380 mijë lekë në muaj, duke u bërë njerëzit më të paguar në Shqipëri, madje mbi Presidentin dhe kryeministrin.

Paga e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë do të rritet deri në 380 mijë lekë në muaj ose 3 333 USD në muaj. Rritje page do të përfitojnë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët janë konfirmuar në detyrë me një vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ka marrë formë të prerë apo me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Hyrja në fuqi e pagave të reja për njerëzit e drejtësisë që kalojnë Vetingun parashikohet në pikën 6, të nenit 169 të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pika 6 parashikon që magjistrati që ka kaluar procesin e rivlerësimit pas datës 1 janar 2019 gëzon të drejtën për të marrë diferencën mes pagës dhe përfitimeve të tjera, sipas parashikimeve ligjore të zbatueshme para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe pagës dhe përfitimeve të tjera, sipas parashikimeve të këtij ligji, brenda tre muajve nga vendimi i formës së prerë të rivlerësimit. Kjo pikë është lënë në fuqi edhe nga vendimi numër 35, datë 18.04.2017, i Gjykatës Kushtetuese.

Recommended