Nga 1 janari tatime më të larta për makinat që ndotin
  • 4 years ago
Nga 1 janari, për automjetet deri në 10 000 EURO, tatimi do të llogaritet vetëm në bazë të emetimit të CO2. Tatim më i lartë do të paguhet për automjetin dizel, sesa për një me benzinë. Për shembull, për të gjitha automjetet me vlerë deri në 10,000 euro dhe emetim të CO2 prej 130 gramësh për kilometër, nëse ato janë me motor benzine, tatimi do të jetë 6.500 denarë, dhe nëse motori është me naftë - do të kushtojë dy herë më shumë ose 13,000 denarë. Ky lloj tatimi është parashikuar me dekretin që do të kalohet nesër në seancën e qeverisë, i cili është pjesë e Ligjit për tatimin e automjeteve.
Recommended