Tatime më të larta për makinat nën 30 mijë euro

  • 4 years ago
Dogana mohon që me taksën e re për automjetet, makinat luksoze do të jenë më të lira, ndërsa më të lirat do të shtrenjtohen. Mediat nuk e kanë dhënë pasqyrën reale të Ligjit. Nga Doganat sqarojnë se nëse dikush vendos të blejë makinë me vlerë prej 29.500 euro me emetim të CO2 prej 140 gram, ata do të paguanin 443 euro më shumë taksë, për dallim nga ligji i vjetër. Sipas tyre, kjo do të thotë se nuk do të ketë leverdi për makinat luksoze, por vetëm ato që janë ekologjike. Por nëse blini një automjet mbi 31,000 euro, matematika për shpenzime më të ulëta është saktë.

Recommended