Ora News - Rrugët që vrasin, akset milionëshe mbushen me gropa

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autostrata Tiranë-Durrës është kthyer në një segment problematik ku nuk kanë munguar edhe viktimat si pasojë e aksidenteve.Ky segment është dëmtuar rëndë në sensin që të çon drejt Durrësit duke u bërë një nga shkaqet e aksidenteve.Lidhur me këtë problematikë drejtori i Autoritetit Rrugor, Afrim Qendro, deklaroi se kjo situatë ka ardhur si pasojë e trafikut të lartë ndërsa bëri me dije se rehabilitimi do të nisë në pranverë.

Dy viktimat e aksidentit të mbrëmjes së të mërkurës në Maminas, janë të fundit të një serie aksidentesh në autostradën Tiranë-Durrës, ku udhëtimi po bëhet gjithmonë e më i rrezikshëm.

Në një gjatësi prej disa kilometrash autostrada ka pësuar dëmtime në sensin që të çon drejt Durrësit, ku në korsinë e djathtë janë krijuar gropa të vazhdueshme dhe të thella.

Kjo i detyron të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tentojnë të qëndrojnë në korsinë e parakalimit, pasi shpesh herë këto gropa bëhen shkak për çarjen e gomave të mjeteve që më pas mund të rezultojë në një aksident.

Gjatë një vëzhgimi mbi këtë problematikë, kamera e Ora Neës ishte dëshmitare e një rasti të tillë. Kjo familje që udhëtonte nga Tirana drejt Durrësit, shpëtoi fatmirësisht pa lëndime.

"Po të çahej goma unë hyra nën maune dhe direkt aksident.Isha shumë i kujdesshëm, edhe po të frenosh vjen tjetri dhe të bie në shpinë se nuk e di ai se çfare ke ti përpara".

Në përgjigje të kësaj problematike drejtori Afrim Qendro bëri me dije se punimet për rehabilitimin e autostradës Tiranës-Durrës do të nisin në pranverë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rruget-qe-vrasin-akset-milioneshe-mbushen-me-gropa

Recommended