Report TV - Xhiroi gomat, policia bllokon makinën luksoze te Sheshi Skëndërbej

  • 6 years ago
Policia Rrugore ka sekuestruar këtë mesditë një makinë luksoze në sheshin ?Nënë Tereza?, në kryeqytet, pasi i riu që e drejtonte mjetin xhironte gomat dhe bënte manovra të rrezikshme në mes të rrugës, duke u bërë në këtë mënyrë shkak për aksidente. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka, raportoi live nga vendngjarja momentin e bllokimit të mjetit luksoz, i cili siç duket në video është rrethuar nga Forcat Shqiponja.

Mjeti i ndaluar është me targa të huaja, ndërsa nga gazetari Çaka theksoi se makina e shtrenjtë po bënte manovra të rrezikshme në rrugë. Nga informacionet e para të siguruara nga Report Tv, në makinë janë gjetur gjurmë marijuane. Për këtë, policia ka sekuestruar makinën, si dhe ka shoqëruar të riun, i cili rrezikon gjobë dhe pezullim të patentës.

Gjatë raportimit live të gazetarit të Report Tv nga kontrolli i 'Shqiponja'-ve në makinën luksoze tip 'Benz-mercedez', ka ndodhur një aksident, ku një motor është përplasur me një makinë. Për pasojë, ka marrë plagë të lehta shoferi i motorit, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Recommended