Deputeti Alimadhi sherr me Ruçin: Nuk kam ku parkoj makinën te Kuvendi, më ka gjobitur policia
  • 4 years ago
Deputeti Adriatik Alimadhi debatoi me kryetarin e Kuvendit Ruçi. Alimadhi kërkoi fjalën dhe ngriti shqetësimin se nuk ka ku parkon makinën te Kuvendi dhe se policia e ka gjobitur. Por Ruci i kërkoi që të ulet se nuk është cështje që duhet të diskutohet aty.

Debati
Adriatik Alimadhi: Kemi marrë gjoba nga policia për mjetet tona te Kuvendi, të gjendet një mënyrë të rregullohet
Gramoz Ruçi: Të merremi në seanca për parkimet e makinave....Ulu. Nuk është për procedurë ku do të parkosh makinën ti
Adriatik Alimadhi: Nuk ulem
Gramoz Ruçi: E ke marrë fjalën për procedurë dhe po abuzon
Adriatik Alimadhi: Ju jeni perëndia Zoti.
Recommended