Report TV - Xhiroi gomat, policia bllokon makinën luksoze te Sheshi Skëndërbej,

  • 6 years ago
Policia Rrugore ka bllokuar këtë mesditë një makinë luksoze në sheshin ?Nënë Tereza?, në kryeqytet, pasi i riu që e drejtonte mjetin xhironte gomat dhe bënte manovra të rrezikshme në mes të rrugës, duke u bërë në këtë mënyrë shkak për aksidente.

Menjëherë pas ndalimit të makinës, kanë mbërritur në vendngjarje dhe Forcat Shqiponja, të cilat po kryejnë prej disa minutash kontroll.

Mjeti i ndaluar është me targa të huaja, ndërsa nga vendngjarja Report Tv raporton se makina e shtrenjtë po bënte kalime të rrezikshme në rrugë. Nga informacionet e para të siguruara nga Report Tv, dyshohet që në mjet të ketë pasur sende të paligjshme.

Gjatë raportimit live të Report Tv nga kontrolli i 'Shqiponja'-ve në makinën luksoze tip 'Benz-mercedez', ka ndodhur një aksident, ku një motor është përplasur me një makinë. Për pasojë, ka marrë plagë të lehta shoferi i motorit, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Recommended