Skandali në BOOM/Aksidenti me pasojë vdekje, ekspertët fajësojnë “Zotin”

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni BOOM i është rikthyer një aksidenti rrugor të ndodhur 5 muaj më parë 28 shtator 2017 në aksin rrugor Tepelenë- Levan ku humbi jetën shtetasi Ajet Yzeiraj. 46 vjecari Yzeiraj i cili po lëvizte me shpejtesi 28 km ne ore ka pësuar vdekjen e menjëhershme kur mjeti tip Land Rover që drejtohej nga shtetasi Arben Avduli ka dalë nga korsia e tij dhe ka goditur përballë makinen tip Benz te Ajet Yzeiraj. Vëllai i viktimës pretendon se provat po manipulohen. Ndërkohë që eksperti ka nxjerrë konkulizionin që shkaktar i aksidentit është bërë faktori admosferik.

Një aksident me pasojë vdekjen, mund të kthehet fare mirë në një ngjarje rutinë për shkak të kushteve atmosferike. Duhet guxim i madh të nxjerrësh një ekspertizë të tillë, kur pamjet, dhe dëshmitari në vendgjarje thonë krejt të kundërtën.

Dëshmia e të aksidentuarit, Alekt Mehmetaj: Ne atë ditë vinim që nga Fieri, e pamë që po vinte një makinë e bardhë fuoristradë në krahun tonë, ikte në mënyrë të çrregullt. Ajet Yzeiri tha na vrau. Edhe dolëm nga rruga dhe shkuam në kanal.

Sa mund të ishte shpejtësia e automjetit?

Dëshmia e të aksidentuarit, Alekt Mehmetaj: Ne ishim me 30. Ai ka qenë mbi 150 e padiskutuar.

Sa mund të jetë distanca që tek vendi që jeni përplasur dhe deri tek këtu ku ka frenuar fuoristrada?

Dëshmia e të aksidentuarit, Alekt Mehmetaj: 80 metra po njëherë.

Në redaksinë e emisonit Boom vjen një denoncim nga i vëllai i viktimës së këtij aksidenti.

Dashamir Yzeiraj, vëllai i viktimës: Ka ndodhur një aksident me pasojë vdekje që në momentet e para unë e konsideroj si vrasje duke parë fotot dhe faktet. Siç po vijonë ngjarjet janë devijuar shumë gjëra dhe shqetësimin e parë e kam me prokurorinë. Personi në fjalë shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje dhe u la i lirë 24 orët e parë nga Prokuroria. Shqetësimin e dytë e kam me ekspertët e autoteknikës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/skandali-ne-boomaksidenti-me-pasoje-vdekjen-ekspertet-fajesojne-zotin

Recommended