Ora News - Skandali me adresat i zbuluar nga BOOM, PD: Kallëzim penal zyrtarëve në skemë
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Denoncimi në emisionin ?BOOM? në Rtv Ora, për shpërngulje të vendbanimeve të qytetarëve pa i njoftuar ka sjellë një përplasje mes Partisë Demokratike dhe Ministrisë së Brendshme. Partia Demokratike thotë se qeveria po manipulon listat e zgjedhësve duke ju ndërruar vendvotimet. Por Ministri Lleshaj, tha se ndryshimet kanë ndodhur për shkak të censusit dhe nuk ndikon në listat e zgjedhësve.

Emisioni investigativ ?BOOM? në RTV Ora, denoncoi dhe solli dëshmi konkrete se si qytetarëve të ndryshëm, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në kundërshtim me ligjin ju ka ndryshuar vendbanimet.

Për këtë çështje reagoi ashpër Partia Demokratike, ku ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj, tha se afrimi i datës së zgjedhjeve ka shtuar përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të manipuluar vullnetin e qytetarëve.

Ai paralajmëroi padi penale për ministrin Sandër Lleshaj dhe zyrtarë të tjerë.

Alibeaj: Po ndryshon në mënyrë të njënashme rregullat e garës elektorale, duke ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor. Shpërndau formularët tek administrata për t?u marrë kujt të mundet kartat e identitetit. Po manipulon listat e votuesve, duke zhvendosur qytetarët në mënyrë arbitrate, pa kërkesën e tyre. Po merr në punë mijëra perosna me kontratë të përkohshme. Po kërkon ndihmën e bandave dhe trafikantëve të drogës.

Për akuzat reagoi në rrjetet sociale ministri Lleshaj, i cili thotë se ndryshimet nuk kanë qëllim manipulimin e listave por kanë ndodhur për shkak të censusit.

Në përgjigje të opozitës, ai tha se akuzat janë alibi për humbjen, ndërsa sipas tij qendrat e votimit nuk kanë ndryshuar.

Lleshaj: Nëse doni të ndërtoni ndonjë alibi për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, mendohuni për diçka tjetër. Kjo e qendrave të votimit është thjesht një blof i dobët.

Replikat nuk u mbyllën, këtu. Enkelejd Alibeaj publikoi nenin 46 të kodit zgjedhor, ndërsa shkruan se injoranca nuk është alibi për t?i shpëtuar ndëshkimit ligjor.

Neni 46 thotë se listat e zgjedhësve dhe qendrat e votimit hartohen dhe përcaktohen në bazë të vendbanimit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/skandali-me-adresat-i-zbuluar-nga-boom-pd-kallezim-penal-zyrtareve-ne-skeme/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended