Ora News - Arrestohen 10 shoferë të dehur dhe pa patentë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetë drejtues mjetesh janë arrestuar në 48 orët e fundit , 9 prej të cilëve për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe një për drejtim mjeti pa patentë.

Arrestimet u bënë gjatë fundjavës në kuadër të kontrolleve me me Drager e Radar.

"Kontrolle janë ushtruar ndaj drejtuesve të automjeteve në të gjitha rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës", tha policia.

Gjithashtu janë tërhequr 71 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto:

? 38 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara.

? 26 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur .

? 7 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.

Janë kryer 886 alkool teste, ku ka rezultuar se:

26 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 71 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejura, ndërsa 798 drejtues mjetesh kanë rezultuar 0.00 mg/l.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/arrestohen-10-shofere-te-dehur-dhe-pa-patente

Recommended