Ora News - Epidemia e gripit, në Fier vetëm një rast me AH1N1

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I gjithë vendi është përfshirë nga epidemia e gripit por në disa qytete numri i të prekurve nga komplikacionet është ulur. Në Fier shefja e epidemiologjisë Anila Moçi shprehet se është evidentuar vetëm një rast me virusin AH1N1, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë sistemin parësor të shërbimit.

Moçi: Kishim një prezencë të madhe në urgjencën spitalore dhe në pediatri, por ju konfirmojmë se këto shifra po vijnë dhe po ulen. Përdorimi i lëngjëve dhe mos përdorimi i antiperikëve në një temperaturë 38 dhe 37.

Nën kontroll është edhe fruthi, ku në Fier është konstatuar vetëm një rast

Moçi: Ne kemi dërguar monstrën në Institutin e Shëndetit Publik, ka rezultuar negative.

Numri i të prekurve në Shqipëri thuajse cdo javë i kalon 20 mijë, ndërsa spitalet cdo ditë përballen me një fluks të shtuar të personave që janë prekur nga gripi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/epidemia-e-gripit-ne-fier-vetem-nje-rast-me-ah1n1

Recommended