Ora News - Maks Velo bën publike dosjen e tij të sigurimit, mes spiunëve edhe vjehrra

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Maks Velo mbetet një artist gjithnjë reflektues për pasojat që ka lënë diktatura në artin dhe qytetarinë shqiptare. Ai ndan me gjimnazistë tronditjen që po përjeton nga dosja e tij personale e Sigurimit.

Të gjeje dy shokë gjatë periudhës së regjimit ka qenë shumë e vështirë. Maks Velo, gjatë takimit me të rinjtë në hollin e artit në kryeministri, ka bërë publike informaionin tronditës që ka zbuluar së fundi nga dosja e tij e Sigurimit, se cilët ishin miqtë që e kishin spinuar. Mes tyre edhe vjehrra e tij.

Për t'u arratisur nga realiteti dhe nga burgu i Spaçit, Maks Velo shkruante. Ato ngjarje dhe personazhe që e ngacmonin më shumë gjatë asaj periudhe i sjell me ribotimin e librit "Përkthyesi". Letërisa e tij nuk zbulon vetëm përjetimet personale, por pasqyron edhe një realitet sa të përditshmë aq edhe historik tashmë, Burgun e Spaçit.

Por si ka mundur Maks Velo që kujtesën dhe dhimbjen ta kthejë në një letërsi të mirëfilltë?

Velo ka qenë dhe është një autor me një ndjeshmëri të lartë qytetare. Krijimtaria e tij është shtrirë në shumë fusha arkitekturë, grafikë, eseistikë, publicitikë dhe letërsi. Me temat e burgut ai ka shkruar librat "Palltoja e burgut", "Thesi i burgut", Historia e një copë guri" dhe "Kohë antishenjë", një nga dëshmitë më të mira që Velo na ka lënë për raportet

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/maks-velo-denoncon

Recommended