Report TV publikon përgjimet e telefonatave, Sula porositi punëtorin për vrasjen e gruas

  • 6 years ago
Report Tv ka siguruar audion ekskluzive të Sadetin Sulës shkodranit që për të vrarë gruan përdori punëtorin e mobilerisë Fatjon Karmeshtan. Sipas kësaj audio dëgjohen teksa Sadetin dhe Fatjon flasin mes tyre për planin e vrasjes së Suela Sulës ish-bashkëshortes së Sadetinit. Suela ishte bashkëshortja e Sadetin, ndërsa ky i fundit është përgjuar kur flet me Fatjon in për "magjinë" që ai duhet të kryente ndaj saj dhe për mënyrën se si të fshihnin provat pas ngjarjes.

Fatjoni shprehet: Edhe mos me e diskutu me kërkën Sadetin, dëgjo a të them një fjalë. Nuk ban me u përfol asnjë maj gjëlpone se e kërkon puna jo unë.
Sadetin: Unë kam fol, jam ul me të fola fola fola. Zonjë Nqs don mu fort e bën i kët punë, nqs se ban është puna jote.
Fatjoni: Unë rrah gjoksin, sa të filloj me ni ligësin, ti hape gojnë fatjoni ka me tu përgjij.
Sadetin: Në rregull. Tash sa të filloj.

(Por kjo është një pjesë e përgjimeve të dëgjuar një ditë më parë në procesin ku i pandehur për akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim të ish gruas është Sadetin Sula).

Recommended