Report TV - Vrasja e gruas nga nipi i burrit, kryebashkiaku i Mallakastrës: Ngjarje e rëndë
  • 4 years ago
Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj ishte i banesën e 51-vjeçares që u vra nga nipi i burrit dhe dy shokët e tij. Ai tha se ngjarja është shumë e rëndë dhe e hidhur. Përsa i përket ankesave të banorëve për vjedhje, ai tha se si cdo zonë edhe kjo ka problemet e veta.

"Është një rast shumë i hidhur dhe i rëndë, unë edhe në emrin tim dhe pozicioni i shpreh ngushëllimet. Organet ligjzbatuese kanë vepruar në kohë rekord për vënien para përgjegjësisë të përgjegjësve. Kjo është një ngjarje, që organet do të përcaktojnë gjithcka që ka ndodhur. Banorët ankohen për vjedhje? Nuk është një fenomen shqetësues për periudhën që drejtoj, por si cdo zonë ka problemet e veta dhe organet marrin masat në cdo rast" deklaroi ai.
Recommended