A fshihet Klement Balili ne Shqiperi? Pergjigjet Xhafaj

  • 6 years ago
Gazetari Blendi Fevziu e pyeti Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj edhe për Klement Balilin, i cili prej më shumë se një viti është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Fevziu: Çfarë po ndodh me Balilin?

Xhafaj: Është në proces kërkimi dhe jemi fort të angazhuar.

Fevziu: Keni kryer një operacion në Delvinë disa ditë më parë. Kishit informacione që ndodhej atje?

Xhafaj: Kishim një dyshim.

Fevziu: Klement Balili ndodhet brenda territorit shqiptar, apo jashtë territorit shqiptar, sipas informacioneve tuaja.

Xhafaj: Mbetet për t'u parë.

Fevziu: Mendoni që mund ta kapni?

Xhafaj: Mendoj se po.

Fevziu: A është Klement Balili realisht kaq i rrezikshëm sa është paraqitur, apo është edhe një mit i krijuar?

Xhafaj: Përgjithësisht kjo çështja e grupeve ka një mit në Shqipëri, por ai është një prej atyre grupeve kriminale që ka akuza konkrete dhe të rënda"./tvklan.al

Recommended