Ora News - Nëna e volejbollistit të vrarë para 7 vitesh: Dua drejtësi, djalin ma vranë 3 herë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reforma në drejtësi me kumbarë ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin është shpresë edhe për shumë familje shqiptare që thonë se nuk kanë gjetur të drejtën në dyert e drejtësisë. Prej tyre është edhe familja e Juxhin Guzës, volejbollistit 24 vjeçar të vrarë 7 vjet më parë në Durrës pas një grabitje. Prej asaj ditë, e ëma vijon të klithë për atë që e quan vrasje të trefishtë.

13 shtatori i vitit 2011 është nata kur në familjen e Juxhin Guzës, volejbollistit 24 vjeçar të Durrëit, trokiti tragjedia.

Persona që edhe pas 7 vjetësh nuk u dihet nami e nishani, e sulmuan për ta grabitur Juxhinin në derën e pallatit ku jetonte. Pak pas sulmit humbi jetën në spitalin e qytetit.

Nëna: Plaga jonë është shumë e madhe, ajo rrjedh gjak përditë.

Familja Guza është larguar vetëm fizikisht nga banesa ku humbi djalin, por shpirtërisht nëna e tij Irma nuk rresht së kërkuari drejtësi, për atë që e quan një vrasje të trefishtë.

Nëna: Kriminelët ordinerë që qëlluan mbi Xhinon për një vjedhje ordinere. Vrasja e dytë është nga mjekët e spitalit, ndërsa vrasja e tretë vjen nga drejtësia.

Irma nuk ua di as fytyrat as emrat autorëve të vrasjes. Hetimi i prokurorisë së Durrësit nuk arriti ti identifikojë. Të vetmit që u përballën me drejtësinë ishin dy mjekë që u akuzuan për mjekim të pakujdesshëm.

Ata u dënuan me një vit burg dhe një vit heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit, siç tregon edhe ky vendim i Gjykatës së Durrësit, por për familjen Guza, drejtësia nuk është vënë ende në vend.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nena-e-volejbollistit-te-vrare-para-7-vitesh-dua-drejtesi-djalin-ma-vrane-3-here

Recommended