Ja ku kanë përfunduar vilat, hotelet e makinat e krimit, anovrat e zyrtarëve zhduken 22 llogari

  • 6 years ago
Pasuritë që u janë konfiskuar bosëve të drogës, krimit dhe korrupsionit janë administruar dhe më pas shfrytëzuar në mënyrë abuzive. Bëhet fjalë për miliona euro pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, ku përfshihen llogari banakre, para cash, makina, mjete lundruese, hotele, vila, lokale, magazina, troje, ara, pyje etj. Shqiptarja.com zbardh një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi veprimtarinë e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, gjatë dy viteve të fundit.

Për shkak të frikës nga hakmarrja, nuk ka blerës për këto pasuri. Në këto kushte, pasuritë janë dhënë me qira, por me një vlerë shumë të ulët dhe në kundërshtim të ligjin. Gjithashtu edhe pagesat e qirave janë kryer në kundërshtim me ligjin, çka krijon dyshime të forta për një abuzim mes përfaqësuesve të shtetit dhe subjekteve private, në dëm të shtetit. Gjithashtu nga kontrolli, ka rezultuar se 22 llogari bankare të bllokuara dhe më pas të revokuara, janë pa destinacion.

Recommended