Report TV - Zbardhen pasuritë e Çapjave dhe Çelajve nga vilat te hotelet

  • 6 years ago
Zbardhen pasuritë e dy familjeve më të përfolura në Elbasan Çapja dhe Çelaj, për të cilat pritet të nisë verifikimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Report TV mëson se Policia e Shtetit dhe prokuroria do të nisin hetimet për vila, hotele, biznese, lokale dhe shumë pasuri të patundshme të tjera.
Në një denoncim që është bërë në Policinë dhe Prokurorinë e Elbasanit, të dyja këto institucione e kanë referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda materialet dhe në këtë dokument, përmenden hotele dhe biznese që dyshohet se u përkasin këtyre familjeve. Në verifikim kanë kaluar pasuritë e Petrit Çelës, ku përfshihen Tregu Agro-Ushqimor, shtëpi, vila dhe dyqane në qytetin e Elbasanit.



Prokuroria e Krimeve të rënda dhe Policia e Shtetit pritet të nisë hetimet edhe për fisin Çapja për disa biznese, sipas dokumentit në fjalë, ku përfshihet: Kompleksi Univers në Elbasan, i cili është në pronësi të Ermira Çapia, Garden Hotel në Xibrakë në pronësi të Erion Mihallait.

Gjithashtu po hetohen disa apartamente në Elbasan që mendohet se janë në pronësi të Florenc Çapjës, si dhe lokale në pronësi të Bledar Muçës. Në hetim janë edhe disa vila dhe makina luksoze në emër të Enver e Fejzullah Çapjas si dhe Ambri Sinakollit. Sipas burimeve nga Policia gjatë aksionit ?Vjeshtë 2017? po hetohen edhe pasuri të patundshme ne emër të Vladimir Çapjas, Erion Çapja dhe Sajmir Serjani.

Recommended