Report TV - Basha: Modeli i vjedhjes nga Rama është fryrja e kostove të tenderave dhe koncesioneve
  • 5 years ago
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur i dyzuar sa i përket datës së 13 tetorit. Nga njëra anë, ai ka deklaruar se njeh dekretin e presidentit Ilir Meta për zgjedhje më 13 tetor, por nga ana tjetër është shprehur PD-ja nuk regjistrohet.

Në një bashkëbisedim për gazetarët nga selia blu, lidhur me faktin se përse PD-ja nuk është regjistruar, Basha u mjaftua duke thënë se ky vendim nuk është shkelje e Kushtetutës. Duke u ndalur tek kërkesa e aleatëve të tij për t'u regjistruar për 13 tetorit, ai e quajti si një formalitet që është bërë për të detyruar KQZ-së të nisë përgatitjen e zgjedhjeve.

Gjithashtu, duke u ndalur te aksioni opozitar, Basha ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave në ditët në vijim, madje nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë për të mësyrë me forcë në kryeministri apo në çdo ministri tjetër. Teksa komentoi lëvizjen e kryebashkiakëve të rinj të cilët kanë marrë detyrën përgjatë ditëve të fundit, Basha tha se tashmë askush nuk e pengon popullin që nesër të futet me dhunë në kryeministri.

Basha nuk ka nguruar që të hedhë akuza të drejtpërdrejta për kryeministrin Edi Rama sa i përket koncesioneve apo edhe teatrit. Për këtë të fundit, ai ka njoftuar se do të ngrejë padi penale ndaj arkitektit danez Bjarke Ingels.
Recommended