Ora News - Bllokohen dyqanet ku shiteshin pula e sallam me afat skadence të përfunduar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vijim të aksionit për garantimin e cilësisë së produkteve ushqimore AKU ndaloi një furgon i cili shpërndante 100 kg midhje pa kushte frigoriferike dhe pa asnjë dokumentacion shoqërues.

. Ndaj shtetasit Kristo Veizi u mor masë administrative gjobë si dhe asgjësim i menjëhershëm i produktit.

Aksioni ka vijuar dhe në fshatin Memaliaj të Përmetit ku në një subjekt me aktivitet ? minimarket? u kapën në flagrancë duke tregtuar produkte të skaduara si: birra, reçel, kos, salcë kosi etj. Ndërsa në fshatin Duhanas të Beratit u konstatuan produktet: sallam, mish pule, salcice,etj me afat skadence të përfunduar. Ndaj dy subjekteve është marrë masë administrative me gjobë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik do të vijojë intensifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bllokohen-dyqanet-ku-shiteshin-pula-e-salla-me-afat-skadence-te-perfunduar

Recommended