Ora News - Hodaj: Poligrafi në polici mund të bëhet, është i parashikuar në ligj

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj ka pohuar se pjesë e vetingut në polici do të jetë edhe testi i të vërtetës me anë të pajisjes së poligrafit.

Në një intervistë në studion e lajmeve të Ora News, Hodaj theksoi se procesi i vetingut në policinë e shtetit pritet të zgjasë rreth 15 muaj. Ai shpjegoi edhe elementët të cilët do ti penalizojnë më shumë efektivat e policisë duke theksuar se rreziku qëndron tek lidhjet me krimin dhe tek pasuritë e pa justifikuara me burime të ligjshme.

Hodaj: Ka një pjesë e policisë së shtetit që mezi po e pret këtë proces sepse edhe kjo gjendje ndikon negativisht për ta dhe besojnë edhe ata fort që kjo do të ndihmojë pjesën e shëndoshtë. Ne e kemi thënë shumë herë që pastrimi nuk është qëllim në vetëvete e kësaj nisme, qëllimi është të promovojmë ata që e meritojnë dhe ata që kanë integritet.

Forca e ligjit është një tjetër operacion tjetër që synon luftën ndaj krimit të organizuar. Bashkë me ne kanë punuar edhe ekspertët e PAMECA që është misioni i asistencës policore i BE dhe ekspertët e ICITAP që është programi i asistencës nga SHBA. Poligrafi, po edhe mund të bëhet është parashikuar në ligj si një nga mundësitë. Ne jemi optimist se ky proces mbyllet 15 - 16 muaj për faktin që kemi zgjedhur një model të përzjerë ku ata që punësohen nga jashtë për të kryer vettingun e gradave të larta kryesisht do të integrohen me punonjës e kalojnë vettingun me sukses.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hodaj-poligrafi-ne-polici-mund-te-behet-eshte-i-parashikuar-ne-ligj

Recommended