Ora News -Akt ligjor për pronat që dalin nga Ministria e Mbrojtjes

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Komisionit te Sigurisë Ermonela Felaj gjatë një vizite ne ambjentet e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave te Armatosura per tu njohur me problematikat e tyre shprehet se duhet nje akt ligjor për pronat që kanë dalë nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Pa dhënë asnjë indicje për kohën por edhe për emra konkretë Felaj tha se në disa raste këto prona janë përdorur nga krimi

Ermonela Felaj: Të ketë një akt ligjor që rregullon të gjithë pronat që kanë dalë nga përgjegjësit e ministrisë së Mbrojtjes që shpesh herë në të shkuarën e në të afërmen, [po deshët ju këto prona kanë shërbyer edhe si mundësi që njerëz të përfshirë në krimin e organizuar të përdoren si baza për të fshehur asete të ndryshme kriminale'

Në lidhje me çështjen e radarëve kryetarja e komisionit të sigurisë u shpreh se në 2013 ata u gjetën jashtë funksioni ndërsa sot sistemi është funksional.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/akt-ligjor-pronat-qe-dalin-nga-ministria-e-mbrojtjes

Recommended