Report TV - Miratimi i ligjit të posaçëm për punësimin, 9 kategoritë që do të punësohen menjëherë

  • 6 years ago
Krahas zbatimit të Reformës në Drejtësi, punësimi do të jetë sfida dhe prioriteti kryesor i qeverisë ?Rama 2?, jo vetëm gjatë vitit 2018, por me shumë gjasa, deri në fund të mandatit qeverisës. Për vitin 2018, qeveria ka planifikuar miratimin e disa projektligjeve dhe vendimeve, për nxitjen e punësimit.

Këshilli i Ministrave ka planifikuar miratimin e një ligji të posaçëm për punësimin, i cili do të pasohet me një sërë vendimesh, për të mundësuar zbatimin e tij. Ligji i ri që po përgatitet konsiston në hapjen e vendeve të reja të punës, të cilat do të jenë të përhershme dhe cilësore.

Për të mundësuar punësimin e grupeve që do të jenë prioritet, qeveria do të subvencionojë pagën, sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore. Objekt i ligjit të ri dhe i projektvendimeve janë të papunët, por do të jenë disa kategori të përcaktuara në radhët e të papunëve, që do të përfitojnë të parë.

Recommended