A ekziston mundësia që mosmiratimi i Ligjit për Prokurorinë të shtyje shpërbërjen e Kuvendit?

  • 4 years ago
I pyetur nëse mosmiratimi i Ligjit për Prokurorinë mund të bëhet arsye për shtyrjen e shpërbërjes së Parlamentit, Talat Xhaferi thotë se nuk udhëhiqet nga qëndrimet politike të subjekteve politike apo të liderëve partiak. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme lidhen vetëm me aktin e shpërbërjes së Kuvendit dhe me asnjë akt tjetër. Sapo bëhet votimi me 61 vota ?për? për shpërbërjen e Kuvendit, vijnë në shprehje vetëm kompetencat e kryetarit të Kuvendit, i cili shpall zgjedhjet dhe cakton zgjedhjet dhe kjo, sipas tij, edhe kompetencë ekskluzive e kryetarit të Kuvendit.

Recommended