Ora News -Në Novoselë evakuohen 70 familje, priten prurje të reja gjatë natës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe orët e mbrëmjes pritet të jenë të vështira për banorët e njësise administrative të Novoselës dhe bashkisë së Selenicës, të cilët janë përballur me furinë e vërshimit të Vjosës dhe Shushicës që tashmë kanë dalë nga shtrati.

Në Novoselë 70 familje u evakuuan, ndërsa janë strehuar tek të afërm, të tjerë kanë zgjedhur të srehohen në katet e dyta të banesave të tyre.

Teksa nga Shtabi i Emergjencave theksohet se prurjet do të vijojnë të jenë të larta. Kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, thekson se në gadishmëri është pushteti vendor dhe ushtria.

Leli: Jemi të gjithë bashkë me Shtabin e Emergjencës në çdo pjesë të zonës së përmbytur duke asisstuar të gjithë banorët e kësaj zone që kanë nevojë apo kërkojnë ndihmë pranë Shtabit të Emergjencës. Janë ngritur të gjitha grupet e punës për verifikimin e të gjitha dëmeve.

Për prefektin e Vlorës, Flamur Mamaj, momenti më i vështirë ishte ai i evakuimit të dy personave të bllokuar në automjetin e tyre në zonën e njohur si Bishti i Malit në Selenicë.

Për të përmbyllur me sukses këtë operacion u desh të ndërhyhej nga ajri me helikopterët e ushtrisë por edhe me mjetet e Delta Force.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ne-novosele-evakuohen-70-familje-priten-prurje-te-reja-gjate-nates

Recommended