Report TV -Vidhet gjatë natës Kisha Ortodokse në Durrës
  • 5 years ago
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku Kisha Ortodokse 'Apostull Pavli dhe Shën Asti' në lagjen Nr.3 ka rënë pre e grabitje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës, ku grabitësit kanë hyrë me forcë dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash në arkën ku dhuronin besimtarët.

Ndërkohë grabitësit ende nuk janë identifikuar por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Recommended