Ora News - Ndahet nga jeta kineasti i njohur Todi Bozo

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I është dhënë sot lamtumira e fundit, kineastit të mirënjohur Todi Bozo, i cili u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare. Mjeshtri i kinematografisë shqiptare lë pas një trashëgimi të vyer, ku spikasin disa nga filmat më të njohur si Debatik?, ?Ngadhnjim mbi vdekjen?, ?Oshëtimë mbi bregdet? etj.

Miq, të afërm dhe familjarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit mjeshtrit të kinematografisë shqiptre, Todi Bozo, I cili u nda nga jeta në moshën 84-vjeccare. Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të kimeastit të mirënjohur e dha djali i tij, producenti Petri Bozo.

?Nuk është e lehtë të shkruaj për të treguar se ti nuk jeton më Todi Bozo. Ti heroi i heshtur i ëndrrës së kinemasë shqiptare?pionier i prodhimit të filmit shqiptar?ti baba e shok që na lë pas kujtime te bukura?

Producenti i filmave më të njohur si ?Debatik?, ?Ngadhnjim mbi vdekjen?, ?Oshëtimë mbi bregdet? etj, Todi Bozo ka qenë për 12 vjet edhe zv/drejtor i përgjithshëm i Kinostudios. Todi Bozo ka qenë skenarist dhe regjisor i shumë filmave si ?Noli ynë?, ?Ditë plot diell?, ?Pejsazh me mollë?, ?Shkripëzimi i tokave?, ?Shtegtimi?, etj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ndahet-nga-jeta-kineasti-i-njohur-todi-bozo

Recommended