Ora News - Arrestohet çifti shqiptar, kapo i grupit kriminal në Bolonja

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia italiane në bashkëpunim me Policinë rrugore të Bolzanos ka arrestuar një çift shqiptarë të cilët konisderohen të jenë bosët e grupit kriminal i cili u shkatërrua dy ditë më parë në Bolonja.
Të arrestuarit Ylli Seferi 46 vjec e bashkëshortja e tij Valbona Qemali 45 vjec mundën t'i shpëtonin operacionit Rexton i cili çoi në arrestimin e 21 personave të akuzuar për trafik kokaine nga Hollanda e trafik hashashi nga Maroku.
Për policinë italiane Ylli Seferi ishte kreu i grupi kriminal i cili merrej organizimin e trafikut të kokainës nga Hollanda, me kontakte të drejpërdrejta me furnizuesit e kokainës. Ai planifikonte mënyrat e transportit të drogës e çmimet e shitjes së saj.
Çifti shqiptar u arrestua ndërsa po tentonin të largoheshin nga Italia drejt Austrisë. Ndalimi i tyre ndëra po drejtoheshin drejt pikës kufitare të Brennero. Në automjetin me të cilën udhëtonin janë gjetur 60 mijë euro.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arrestohet-cifti-shqiptar-kapo-i-grupit-kriminal-ne-bolonja

Recommended